TIRANE- Ambasadori amerikan Donald Lu është parë të vizitojë Kryesinë e Kuvendit mëngjesin e kësaj të premten. Ai do të takojë Kryetarin Ilir Meta, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se cila është tema e bisedimeve mes tyre. Takimi vjen një ditë pas seancës plenare ku opozita kërkoi ngritjen e Byrosë së Hetimit, ndaj mendohet se kjo çështje do të jetë në fokus të tyre. Dje Meta tha se opozita nuk ka një draft konkret, por vetëm bën propagandë për Byronë.