Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i SHBA: Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit po nxit tensione etnike

2024/02/04 at 5:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori i SHBA: Qeveria e Kosovës me veprimet e fundit po nxit tensione etnike

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier akuzoi të shtunën qeverinë e Kosovës që me veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend, të cilat, sipas tij, po kufizojnë mbështetjen e Shtetet e Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën në mbrëmje, ambasadori Hovenier tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.

“Këto veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Ambasadori amerikan përmendi operacionet e kryera gjatë javës nga policia e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme në zyrat e institucioneve paralele, të cilat mbështeten nga Serbia në komunën e Dragashit, Pejës, Istogut dhe Klinës, që ndodhen në pjesën perëndimore të Kosovës, si dhe në organizatën joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

“Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarëve serb dhe veturës që transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë se individët, për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, tha ambasadori Hovenier, i cili bëri thirrje që çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Të premten, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se në bashkërendim me policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë mbyllur zyrat e strukturave paralele të Serbisë, që kanë vepruar brenda Kosovës.

“Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës”, shkroi ministri Sveçla në rrjetet sociale duke nënvizuar se koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dënoi të premten siç tha operacionet e policisë së Albin Kurtit.

“Enklavat në Kosovë janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht vendim nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës, në thelb ky është vendimi i Albin Kurtit”, tha presidenti serb.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt, sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka ngritur shqetësimin të diplomatëve perëndimorë se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Autoritetet në Kosovë kanë lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Kosova që të shtyhet vendimi i Bankës Qendrore menjëherë, i cili nuk është këshilluar paraprakisht.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier në deklaratën e tij ritheksoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara “që Kosova të shtyjë zbatimin e rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzoi autoritetet në Kosovë se me vendimin për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë për qëllim spastrimin etnik të serbëve, ndërsa tha se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se dinari serb ka qenë gjithmonë i paligjshëm në vend dhe është keqpërdorur nga Serbia për financimin e strukturave paralele, që kanë kryer veprime të paligjshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë thanë se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje, por presidenti serb hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës, që Serbia vazhdon ta kundërshtojë./ VOA

Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, humbin jetën dy persona

Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, humbin jetën dy persona

Si parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Si parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhshme

“Kam bërë vetëm detyrën”, Ramazani gjunjëzohet pasi takon pas 7 vitesh heroin e tij

"Kam bërë vetëm detyrën", Ramazani gjunjëzohet pasi takon pas 7 vitesh heroin e tij

TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com