Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka shkuar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit për të ndjekur nga afër punimet e seancës plenare.
Deputetët, sot në Parlament, kanë diskutuar për projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit, i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.
Nuk dihen ende arsyet pse diplomati evropian ka zgjedhur të jetë i pranishëm në seancën e sotme.
Kujtojmë që ai sot ka folur shkurtimisht në lidhje me akuzat e fundit të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.
” Nuk medoj që sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë” , është shprehur Gonzato.