“Prisja një ceremoni madhështore në ditën e 20 shkurtit. Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit?!” Kështu e shpreh zhgënjimin e tij të thellë për politikën shqiptare, ambasadori gjerman Helmut Hoffman. Për ambasadorin Gjerman, atë ditë u hapën dyert e lirisë për shqiptarët dhe harresa e politikës për atë moment është kaq domethënëse.
“Unë në fakt kisha menduar që 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha të shtunën e shkuar do të kishte qënë një ditë gjatë së cilës kjo ngjarje merr rëndësi epokale për Shqipërinë do të përkujtohej në formën e një aktiviteti madhështor në shtetin Skënderbej. Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Në cilën ditë tjetër do të vlerësonte shteti më mirë guximin dhe gatishmërinë për tu vetësakrifikuar të të gjithë atyre shqiptarëve të cilët i hapën Shqipërisë portën drejt lirisë? Një dëshirë tjetër sigurisht do të kishte qënë që në një ditë të tillë e tërë Shqipëria do të bëhej bashkë me dinjitet dhe për një çast do të harronte dhe do të heshtnin të gjithë ato cic micet dhe gërrnjarjet e vogla politike”, tha Hoffman.