TIRANE- Ambasadori amerikan, Donald Lu i ka dorëzuar sot ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani listën me emrat e gjykatëse dhe prokurorëve të korruptuar të cilëve u është refuzuar edhe viza për në SHBA. Në një prononcim për mediat, Ylli Manjani paralajmëroi nisjen e verifikimit dhe procedurat e shkarkimit për të gjithë ata gjyqtarë apo të sugjerojë shkarkimin e çdo prokurori që është në listë. “Jemi me fat që kemi këtë mbështetje kaq të madhe nga amerikanët” tha Manjani.
“Detyra ime është të fillojmë që tani nga procedimi disiplinor për cilindo gjykatës dhe të sugjeroj procedim disiplinor deri në shkarkim nga detyra për cilindo prokuror, i cili gjendet në kushtet e shkeljes së ligjit”, tha më tej Manjani.