Duncan Norman, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Ai bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të institucioneve demokratike.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën e protestës. Gjithsesi, kjo e drejtë duhet ushtruar në një mënyrë paqësore, dhuna minon demokracinë. I bëjmë të gjithëve thirrje për përmbajtje, për respektim të institucioneve demokratike dhe respektim të parimeve të protestave paqësore”, shkruan Norman.
Reagimi i ambasadorit britanik është i pari për sot nga trupa diplomatike në Shqipëri./Opinion.al