Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori amerikan në Serbi reagon për situatën në Kosovë: Po shqyrtohen hapa të mëtejshme

2023/09/26 at 2:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori amerikan në Serbi reagon për situatën në Kosovë: Po shqyrtohen hapa të mëtejshme

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë të Zveçanit është “një ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapa të mëtejmë.

“Ne të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë na vjen keq për humbjen e jetës, por duhet të vazhdojmë me procesin politik”, tha Hill më 26 Shtator në Beograd, transmeton agjencia Beta.

Ai theksoi se procesi diplomatik duhet të “forcohet” në ditët dhe javët në vijim.

Hill mori pjesë të takimin e përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Por, diplomati amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se për çfarë është biseduar me presidentin e Serbisë.

Vuçiç më herët shkroi në Instagram se gjatë takimit me diplomatët ndërkombëtarë kishte kërkuar që misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, “KFOR të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës”.

Shtetet perëndimore kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, më 24 Shtator.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur.

Edhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar, sipas autoriteteve të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe, partia që ka mbështetjen e Beogradit, e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiçit.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës./REL

Ju sugjerojmë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin
Sport

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin

4 Qershor, 2025 8:31 pm
Para
Opinion/ A ishte Vuçiç pas terroristëve në Kosovë? (25 Shtator 2023)

Opinion/ A ishte Vuçiç pas terroristëve në Kosovë? (25 Shtator 2023)

Megaoperacioni “Tempulli”/Drogë dhe armë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, shkon në 95 numri i të prangosurve

Megaoperacioni “Tempulli”/Drogë dhe armë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, shkon në 95 numri i të prangosurve

Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare, GJKKO refuzon kërkesën e Arben Ahmetajt

Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare, GJKKO refuzon kërkesën e Arben Ahmetajt

TE FUNDIT

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
4 Qershor, 2025

Policia spanjolle ka vënë në pranga një 22-vjeçare dhe një 27-vjeçar shqiptar, pasi janë kapur me një plantacion marijuhane. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com