Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Ka aktorë të huaj që duan të minojnë demokracinë e Kosovës!  

2024/12/10 at 11:42 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori amerikan në Prishtinë: Ka aktorë të huaj që duan të minojnë demokracinë e Kosovës!  

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se në Kosovë ka “aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”. 

“Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë” tha Hovenier të martën në Prishtinë, në një konferencë për integritetin e informacionit DISICON, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me seli në Uashington. 

Ai shtoi se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta gjithmonë, veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore, në të cilën Kosova ndodhet aktualisht përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit. 

Ai kujtoi audiencën për një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vite më parë, e cila përfshinte një bisedë të rreme mes tij dhe kryeministrit Kurti dhe që kishte për “synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës”. 

“Fatmirësisht, jo shumë njerëz e morën seriozisht… Por, fakti që një aktor shkroi një skenar, përgatiti një skenar, krijoi një regjistrim krejtësisht të dizajnuar për të mbjellë mosbesim dhe shqetësim në komunitetin serb dhe e publikoi atë në rrjetet sociale, është një tregues i këtij problemi”, theksoi ambasadori amerikan. 

Hovenier, i cili po përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të dhjetorit dhe po pensionohet, theksoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës si një vend i larmishëm dhe në mbështetje të mediave të pavarura, përfshirë ato që drejtohen nga pakicat. 

“Dhe, ne jemi shumë të vetëdijshëm për mediat që ofrojnë informacion të paanshëm dhe të saktë. Jemi të vetëdijshëm se ka disa që përpiqen të shfrytëzojnë këtë pretendim për të bërë diçka krejtësisht tjetër, për të dhënë një mesazh që synon qëllime shumë, shumë të ndryshme nga informimi i komunitetit. Kjo duhet të denoncohet dhe ne duhet t’i mbështesim mediat e pavarura”, deklaroi Hovenier. 

Ai tha se “puna jonë së bashku është larg përfundimit”. 

“Në fakt, mund të argumentoni se puna mbi këtë çështje, sapo ka filluar dhe ne jemi me të vërtetë të gatshëm të angazhohemi me të gjithë ju për të gjetur mënyra të reja për t’ju ndihmuar të mbroni demokracinë tuaj”, u shpreh ambasadori amerikan në Prishtinë./rel 

Ju sugjerojmë

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
Bota

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

19 Korrik, 2025 12:50 pm
Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

19 Korrik, 2025 12:41 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

19 Korrik, 2025 12:16 pm
Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
Aktualitet

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

19 Korrik, 2025 12:04 pm
‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime
Aktualitet

‘Ekspertët rekomandojnë Shqipërinë’/Daily Express: Destinacioni evropian për pushime

19 Korrik, 2025 11:42 am
Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar
Bota

Sllovenia miraton ligjin që lejon vdekjen e asistuar

19 Korrik, 2025 11:32 am
Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…
Bota

Gjyshja ‘gangstere’ dhe familja e saj dënohen mbi 85 vite burg/Trafikonin kokainë…

19 Korrik, 2025 11:18 am
VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit
Aktualitet

VIDEO/Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë e fishek në fole,pranga 21-vjeçarit

19 Korrik, 2025 10:56 am
Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator
Aktualitet

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator

19 Korrik, 2025 10:41 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: Janë raportuar 20 vatra zjarri, katër ende aktive

19 Korrik, 2025 10:36 am
Para
“Je krijesa më e shpifur”, Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, tensione në gjykatë

“Je krijesa më e shpifur”, Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, tensione në gjykatë

Zbardhet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës: Deputetët të lirë, nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë 

Zbardhet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës: Deputetët të lirë, nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë 

Protesta para bashkisë në Tiranë, Bardhi u bën thirrje qytetarëve: Koha për të mbajtur përgjegjësi

Mandati i Xhaçkës/ Reagon Bardhi: Opinioni i Venecias konfirmoi puçin kushtetues të maxhorancës!

TE FUNDIT

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?

Çfarë shkruhet në Traktatin e Miqësisë gjermano-britanike?
19 Korrik, 2025

Gjermania dhe Britania e Madhe nënshkruan një Traktat Miqësie. Ai parashikon më shumë tregti, më shumë shkëmbime - dhe mbi...

Lexo më shumë

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët

Vrasja e 23-vjeçarit, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit/ Në kërkim 2 të tjerët
19 Korrik, 2025

Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Petrit Çakrajn dhe Fatjon Bushgjokën të arrestuar nga policia si autorë të dyshuar...

Lexo më shumë

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
19 Korrik, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga...

Lexo më shumë

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit

Zbulohet punishtja e prodhimit të silenciatorëve e u kap me armë/Pranga 30 vjeçarit
19 Korrik, 2025

Lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje, kapet në Kombinat në Tiranë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Njëkohësiht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com