Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, Bardhi ndan fotot: Shkelje që dënohet! Kam përgatitur kallëzim për në SPAK! 

2024/10/27 at 12:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ambasadorët shqiptarë në takimet e Ramës, Bardhi ndan fotot: Shkelje që dënohet! Kam përgatitur kallëzim për në SPAK! 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën në Nju Jork, duke akuzuar ambasadorët shqiptarë që shërbejnë në selitë diplomatike jashtë vendit se janë bërë një me Partinë Socialiste duke iu bashkuar këtyre aktiviteteve politike. 


Bardhi e shoqëron reagimin e tij me një kolazh fotosh, ku shihen Ambasadorët e Shqipërisë, në Athinë, Romë, Pragë, Kombet e Bashkuara etj… duke marrë pjesë në takimet e thirrura nga kryeministri Rama ose drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla. 

Bardhi thotë se ky është krim që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal. Ai paralajmëron një kallëzim penal në SPAK për kryeministrin Rama dhe ministrin Taulant Balla. 

Bardhi gjithashtu i bën thirrje Presidentit të Republikës që të reagojë. 

“Aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë. Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cënuar barazinë e palëve në zgjedhje.  

Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë.  

Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.  

Në mënyrë të vazhdueshme OSBE-ODIHR ka rekomanduar ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për të krijuar avantazhe të konsiderueshme të partisë në pushtet në zgjedhje, si dhe ka rekomanduar që organet ligjzbatuese të veprojnë në kohë dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë fenomen.  

I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t’u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.  

Gjithashtu, me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji, Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë për që të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin Ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.  

Pa dyshim që ky është një KRIM që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, sipas paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Përgjegjësi penale sipas ligjit kanë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla, për përdorimin e burimeve njerëzore shtetërore për zgjedhje, dhe Ambasadorët e stafet e tyre diplomatike, për pjesëmarrje në aktivitete politike. Për këtë qëllim, kam udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike. 

Apeloj Presidentin e Republikës dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin në kohë, pa hezitim, misionin e tyre kushtetues, sipas përgjegjësive, për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës!”,-shkruan Bardhi në reagimin e tij. 



Ju sugjerojmë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Tre të mitur kapen duke vjedhur monopatina në Tiranë, procedohen bashkë me prindërit 

Tre të mitur kapen duke vjedhur monopatina në Tiranë, procedohen bashkë me prindërit 

Bombardimet në Gaza, Hamasi kërkon armëpushim 5-ditor për lirimin e pengjeve

Sulme në veri të Gazës, të paktën 22 viktima, shumica gra dhe fëmijë 

Arrestohet sërish në Dubai Durim Bami 

Arrestohet sërish në Dubai Durim Bami 
















TE FUNDIT

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com