Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadat i përgënjeshtruan deklaratën, Basha: Lojë e vogël për të devijuar debatin! Jam sinkron me ta

2024/01/19 at 6:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadat i përgënjeshtruan deklaratën, Basha: Lojë e vogël për të devijuar debatin! Jam sinkron me ta

Lulzim Basha në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme është ndalur te deklaratat e ambasadave të huaja në Tiranë të cilat mohuan se kanë ndërmjetësuar për nisjen nga puna të Reforrmës zgjedhore.

Basha në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar tha: “Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, ia kemi dalë të arrijmë një hap të parë modest sa i takon prioritetit kryesor, Reformës Zgjedhore”

Sipas Bashës, është tentuar që të tërhiqet vëmendja nga debati duke u marrë me deklaratat e tij.

Pyetje: Nga parlamenti në seancën e fillimit të javës ju zoti Basha, ju përgënjeshtruan ambasadorët…

Lulzim Basha: Jo nuk është e vërtetë. Nuk mund të lejoj ta riqarkullosh gënjeshtrën.

Pyetje: Përse nuk është e vërtetë? Ta mbaroj pyetjen.

Lulzim Basha: Jo, jo është e qartë pyetja.

Pyetje: Do ta mbaroj pyetjen. Sepse ju deklaruat nga jashtë ambienteve të parlamentit se keni marrë mbështetjen renditët SHBA, BE, dhe Britani e Madhe. Ne të nesërmen lexuam në media dhe kemi reagimet e të treja ambasadave. Ato bënë apel për një reformë që të jetë gjithëpërfshirëse dhe nuk e konfirmuan atë që ju thatë. Kjo ishte ajo që unë ju pyeta.

Lulzim Basha: Problemi i parë është që ju përpiqeni ta fusni këtë debat të madh për votën e lirë, për listat e hapura, e devijoni nëse e tha Lul Basha këtë apo s’e tha dhe e përgënjeshtruan ambasadorët. Kjo është lojë e vogël, unë e di nga vjen kjo lojë. Tirana është e vogël dhe siç e thashë unë jam në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Nuk kam problem unë se jam mësuar me gjëra shumë më të këqija nga trekëndëshi i Bermudës. Jam mësuar me gjëra shumë më të këqija. Nuk e kam fare problem. Nuk më shkakton mua asnjë shqetësim. Qesh. Gajasem me këto përpjekje fëminore për të hequr vëmendjen nga debati. Shqetësohem se nuk më bëjnë mua keq, i bëjnë publikut keq. Dy ditë, a e tha Lul Basha, ndërmjetësim, a s’e tha ndërmjetësim… Deklarata ime është e qartë. Deklaratat e partnerëve janë të qarta. Janë sinkron. Ato që nuk duan t’i shikojnë sinkron nuk i bind unë. Nuk zbraz kokën time të mbush kokën e tyre. Nuk i shkoj mbrapa përpjekjeve për të më hequr nga interesi publik dhe debati për hir të interesit publik. Ajo ishte një përpjekje e qartë për të sabotuar debatin. Debati është lista të hapura apo jo? Debati është votim elektronik apo jo? Debati është votë e diasporës apo jo? Debati është Shqipëria një zonë apo jo? Kur t’i përgjigjen këtyre pyetjeve me po pyetja është pse nuk bashkoni forcat në një përpjekje që nevoja që Edi Rama ka për të riparuar Kodin Zgjedhor të kthehet në një të mirë publike dhe në një Kod Zgjedhor ku të paktën rregullat e shkruara u shërbejnë qytetarëve dhe jo partisë në pushtet apo kryetarit të partisë në pushtet.

Po ashtu Basha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se ka zhvilluar takime vazhdimisht me ambasadorët në Tiranë.

Lulzim Basha: Është informacion të cilin nuk e shfrytëzoj për interes mediatik, një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë. Pardje. Para 4 ditësh, para 6 ditësh (jam takuar).

Pyetje: Ju kanë takuar këtu apo keni shkuar ju në takim?

Lulzim Basha: Zotëri, takimet private, drekat, darkat janë takime private. Takime pune. Kështu që lëreni këtë menjëherë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. Është menjëherë sterrë. PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar. Nuk është PD e izoluar.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
OKB: Palestinezët e arrestuar nga ushtria izraelite rrihen e turpërohen (Fotot) 

OKB: Palestinezët e arrestuar nga ushtria izraelite rrihen e turpërohen (Fotot) 

A do t’i bashkoni votat me PS-në për Reformën Zgjedhore? Ja si përgjigjet Basha 

A do t’i bashkoni votat me PS-në për Reformën Zgjedhore? Ja si përgjigjet Basha 

Arrestimi i mjekut besimtar, KMSH: Distancohemi nga çdo individ që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta

Arrestimi i mjekut besimtar, KMSH: Distancohemi nga çdo individ që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com