Ambasada e SHBA në Tiranë përmes publikimit të një fotoje të John Kerry me të rinjtë shqiptarë gjatë takimit që zhvilloi në 14 Shkurt, zbulon se Sekretari Amerikan i Shtetit i ka nxitur që t’u kërkojnë llogari dhe përgjegjësi udhëheqësve dhe të luftojnë korrupsionin.
“Sekretari Kerry i nxiti pjesmarrësit që të mblidhen së bashku dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Qoftë në mbrojtjen e të drejtave për komunitetet më të pambrojtura, luftën kundër korrupsionit, apo kërkesën e përgjegjësisë ndaj udhëheqësve, të rinjtë kanë fuqinë për ta bërë këtë vend akoma më të mire” shkruan ambasada e SHBA në statusin që e shoqëron me foton e takimit.
Ndërsa në fund nuk ka munguar edhe një nxitje për shqiptarët përmes një pyetje “Po ju, si po jepni ndihmën tuaj për të ardhmen e Shqipërisë?”.