Ambasada e SHBA në Tiranë flet sërish për Reformën në Drejtësi, teksa ndalet tek viktimat e krimeve të rënda.
“Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë.
Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve.”, shkruan ambasada./Opinion.al