Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka kujtuar Ditën e Rinisë.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se sot kujtojmë ata që luftuan për demokraci.
Në postim thekson gjithashtu mbështetja e Shtetet e Bashkuara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë.
Reagimi i ambasadës së SHBA:
Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE.