Ambasada Amerikane ka përshëndetur miratimin e ligjit për dekriminalizimin. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ambasada e SHBA thekson se ky ligj është një fitore për qytetarët shqiptarë, që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit.
“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit.
Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend.” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
131 deputetë të Kuvendit kanë votuar pro paketës së ndryshimeve kushtetuese, e hartuar në funksion të ligjit të dekriminalizimit, e cila parashikon kategoritë e zyrtarëve që nuk mund të zgjidhen në poste të larta ose që duhet të lënë mandatet në rast se kanë kryer shkelje në të kaluarën./ BW