Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alpha Bank i bashkohet nismës “Ti je një luledielli”. Së bashku për të ndihmuar fëmijët

2018/05/20 at 5:33 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Alpha Bank i bashkohet nismës “Ti je një luledielli”. Së bashku për të ndihmuar fëmijët

Së bashku mbështesim “Ti je një luledielli” Alpha Bank Albania operon në Shqipëri prej 20 vitesh dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm përsa i përket përgjegjësisë sociale të korporatës, duke mbështetur në mënyrë aktive projekte të ndryshme që kanë një impakt të madh në shoqëri, kushtet dhe standardet e jetesës, shëndetësinë, edukimin, mjedisin, parqet publike, artin, kulturën, katastrofat natyrore etj. Prej 10 vitesh banka organizon “Ditën e Vullnetarizmit” të Alpha Bank Albania, me pjesëmarrjen vullnetare të stafit. Përgjatë viteve të fundit në këtë ditë, stafi i Bankës ka ndërmarrë nisma si: rigjallërim të lulishteve publike, pastrim plazhi, mbjellje pemësh, vizitë në shtëpitë e fëmijëve apo të moshuarve, aktivitete që synojnë mbrojtjen dhe gjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike etj. Këtë vit, Alpha Bank Albania mbështeti fondacionin “Ti je një luledielli” duke blerë një sasi të konsiderueshme bluzash, për të gjithë stafin e saj. Fondacioni “Ti je një luledielli” – nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmanit – vjen në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut dhe të gjitha të ardhurat e grumbulluara shërbejnë për të plotësuar nevojat e identifikuara nga fondacioni në spitalet pediatrike në të gjithë Shqipërinë. Për të rritur edhe më shumë ndërgjegjësimin për nismën “Ti je një luledielli”, të 419 punonjësit e Alpha Bank Albania, u angazhuan aktivisht në datën 18 maj, ku mbajtën të veshur simbolin e kësaj nisme, bluzën me lulediell, përgjatë të gjithë ditës së punës. Gjithashtu, në datën 20 maj, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, u organizua një aktivitet me fëmijët e stafit të bankës, të cilët performuan në kërcim, recitim, këngë dhe vegla të ndryshme muzikore, duke dhënë edhe ata kontributin e tyre me një mesazh dashurie dhe solidariteti për bashkëmoshatarët e tyre me sëmundje të ndryshme gjaku. Drejtuesja e nismës “Ti je një luledielli”, znj. Osmani mori pjesë në këtë aktivitet dhe falenderoi Alpha Bank Albania dhe stafin e saj për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fëmijët për të cilët ajo kujdeset nëpërmjet kësaj nisme. Ajo u shpreh se: “I jam mirënjohëse Alpha Bank Albania që është një ndër mbështetëset më të mëdha të nismës “Ti je një luledielli”, dhe njëkohësisht jam e prekur nga këta fëmijë të mrekulleshëm, që performuan për ne sot dhe na sollën kaq shumë gëzim dhe diell te të gjithë.” Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues të Alpha Bank Albania për Biznesin Bankar me Pakicë u shpreh se: “Sot jam e lumtur dhe krenare për institucionin që përfaqësoj, për stafin tonë, si dhe për të gjithë fëmijët tanë, të cilët që prej një muaji, me seriozitetin më të madh kanë bërë prova që sot të sillnin për ne këtë shfaqje kaq të bukur, të mbushur gjithë dashuri. Përgëzoj Fondacionin “Ti je një luledielli”, stafin e tij të palodhur që punojnë vullnetarisht, si dhe znj. Albana Osmani, si nismëtare e kësaj pune me zemër, të cilët kanë ndërmarrë këtë nismë kaq shpresëdhënëse, dhe më lejoni të përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë bizneset private si dhe individët, që të mbështesin këtë nismë duke bërë të tyret produktet kaq të veçanta, të markuara me Lulediellin e shpresës”.




Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Kërkoi prostitutë dhe i del nusja e djalit, shokohet i moshuari

Kërkoi prostitutë dhe i del nusja e djalit, shokohet i moshuari

Nuk i pëlqeu puna e dentistit turk, denoncuesi përfundoi fajtor

Nuk i pëlqeu puna e dentistit turk, denoncuesi përfundoi fajtor

Mungoi në finalen e Kupës, pse bosi i Chelseas u ndalua të ishte ndaj Mancesterit

Mungoi në finalen e Kupës, pse bosi i Chelseas u ndalua të ishte ndaj Mancesterit
















TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com