Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alpha Bank Albania dhuron aparaturë ekografie për Spitalin Onkologjik

2016/04/14 at 4:04 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Alpha Bank Albania dhuron aparaturë ekografie për Spitalin Onkologjik

TIRANE-Alpha Bank Albania ka kontribuar me 25 000 Euro për blerjen e një aparature ekografie për Spitalin Onkologjik. Kjo aparaturë do të përdoret për kryerjen e diagnozave në kohën e duhur të sëmundjeve të ndryshme kancerogjene.

Përmes një njoftimi për mediat, mësohet se “ky dhurim vjen nga të ardhurat e gjeneruara nga përdorimi i kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania”. Gjatë muajit për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Alpha Bank Albania nisi fushatën ndërgjegjësuese “Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit”, duke u bërë thirrje të gjithë kartëmbajtësve të mbështesnin këtë fushatë, nëpërmjet përdorimit të kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania.

Në një konferencë për shtyp, të mbajtur në mjediset e QSUT, drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, shprehu mirënjohjen e saj për këtë kontribut, që do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pacientë të moshës 15-80 vjeç, pavarësisht gjinisë së tyre.

“Në kuadër të programit “Së bashku kundër kancerit”, Alpha Bank Albania i ka mundesuar qendrës spitalore t’i shtohet një pajisje e re, me shumë vlerë në aspektin diagnostik dhe atë të ndjekjes së pacientit në patologjitë tumoriale. Dua të falenderoj Alpha Bank Albania dhe uroj që këto nisma t’i bashkohen edhe reparteve të tjera të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, sepse është shumë i rëndësishëm solidariteti i treguar, për sëmundje që kanë nevojë për përkrahje në të gjithë sferat. Aparati i ri që i shtohet Shërbimit të Onkologjisë padyshim përmirëson cilësinë e shërbimit, pasi ofron diagnostikim në disa aspekte dhe jemi shumë të kënaqur që në Shërbimin Onkologjik është shtuar një pajisje e re” është shprehur drejtoresha e QSUT në fjalën e saj.

Shtimi i numrit të pajisjeve ekografike ka një rëndësi thelbësore për spitalet, duke qenë se ato ndihmojnë personelin mjekësor që të kryejë më shumë kontrolle, e si rrjedhim të shpëtojë më shumë jetë njerëzish.

Znj. Erjona Çela, Drejtore e Divizionit të Huadhënies për Ekonomitë Familjare në Alpha Bank Albania, shprehu kënaqësinë se ky fond do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është shëndeti i njerëzve.

“Përgjegjësia shoqërore është një ndër prioritetet e Alpha Bank Albania. Ne ndihemi të përkushtuar që të jemi gjithnjë ne vijën e parë për nisma të ngjashme. Këtë ditë, do të doja të ftoja shqiptarët që të kryejnë kontrolle mjekësore periodike, me qëllim parandalimin e sëmundjeve. Siç ka thënë edhe humanisti i shquar Erazmi i Roterdamit, “Parandalimi është më i mire se kurimi” – tha znj. Çela.

Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Shqipëri ka një trend rritës përsa i përket numri të pacienteve të diagnostikuar me kancer. Shqetësimi më i madh është se pacientët kryejnë ekzaminimet vetëm kur sëmundja është në një stad të avancuar, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e ndërhyrjes dhe kurimit. Ekografia ndihmon zbulimin në një fazë shumë të hershme të sëmundjeve kancerogjene dhe si rrjedhim të bëhet i mundur mjekimi i tyre.

Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet financare kryesore në Greqi, duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, individëve, SME-ve, korporatave, nëpërmjet kartave të kreditit, drejtimit të aktiveve, veprimtarive bankare të investimit, veprimtarive bankare vetjake, veprimtarive të ndërmjetësit, leasing dhe factoring, etj. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Opinion.al




Ju sugjerojmë

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
Aktualitet

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

19 Korrik, 2025 4:25 pm
Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
Aktualitet

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

19 Korrik, 2025 4:02 pm
Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet
Aktualitet

Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet

19 Korrik, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Autor i 13 grabitjeve, vidhte motomjete elektrike e../ Pranga 46 vjeçarit në Tiranë

19 Korrik, 2025 3:39 pm
Pogradec/ Motivet e pronësisë ‘fusin’ në sherr 4 persona! Policia i procedon
Aktualitet

Pogradec/ Motivet e pronësisë ‘fusin’ në sherr 4 persona! Policia i procedon

19 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali takohet me babain e një prej pengjeve të Hamasit!Ambasadorja e falenderon
Aktualitet

Spiropali takohet me babain e një prej pengjeve të Hamasit!Ambasadorja e falenderon

19 Korrik, 2025 2:56 pm
Zbulimet arkeologjike në Lin/ Rama: Krenar për thesaret që mbart toka shqiptare
Aktualitet

Zbulimet arkeologjike në Lin/ Rama: Krenar për thesaret që mbart toka shqiptare

19 Korrik, 2025 2:27 pm
‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore
Aktualitet

‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore

19 Korrik, 2025 2:12 pm
Sekuestrimi i mallrave pa faturë/Panariti: Ultimatumi, padrejtësi! Mbajnë familjen
Aktualitet

Sekuestrimi i mallrave pa faturë/Panariti: Ultimatumi, padrejtësi! Mbajnë familjen

19 Korrik, 2025 1:45 pm
Para
Shoqëria civile në Apel: Të pezullohet leja e ndërtimit tek Parku

Shoqëria civile në Apel: Të pezullohet leja e ndërtimit tek Parku

Vrasja në ish-Bllok/ Hetuesit marrin në pyetje ish-kunetërit e viktimës

Devijojnë hetimet, Ajet Zeqaj u vra nga një i njohur i tij (video)

Zbardhet vjedhja e vilës së Presidentit të Juventusit, autori shqiptar

Zbardhet vjedhja e vilës së Presidentit të Juventusit, autori shqiptar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
19 Korrik, 2025

Është viti 2025 dhe zona të tëra në kryeqendrën e vendit, në Tiranë, furnizohen me ujë përmes autobotëve. Kjo pasi...

Lexo më shumë

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
19 Korrik, 2025

Shqipëria është kthyer në magnet punësimi për vendet e rajonit. Nga 14 mijë leje pune të dhëna vitin e kaluar,...

Lexo më shumë

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
19 Korrik, 2025

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor...

Lexo më shumë

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
19 Korrik, 2025

Durrësi po përballet me trafik të dendur gjatë këtij sezoni turistik, për shkak të kthimit masiv të emigrantëve dhe fluksit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com