Të vetmet krahasime që i kishin munguar spektaklit të mbrëmjes në Klan “YFSF”, ishin ato gastronomike.
Prezantuesja Alketa Vejsiu nuk ka ngurruar që sot në mbrëmje të bëjë dhe një rendtitje të programeve të mbrëmjes në Tv Klan duke e nisur me emisionin Stop që sipas saj është starter, “YFSF” “main course” dhe “Opinion” që ajo e renditi si digestiv.
Duke harruar që këto përcaktime gastronomike mund ti gjesh lehtë edhe në gjuhën shqipe, Alketa ka bërë renditjen sipas orareve në të cilat këto emisione transmetohen.
Por në fakt, rregulli i artë i kuzhinës e lidh renditjen e servirjes së pjatave me rëndësinë dhe peshën, që ato zenë gjatë proçesit të ushqimit. Dhe pavarësisht entuziasmit të momentit dhe shijes, pjata më rëndësishme është ajo që jo vetëm zë vend në stomak, por dhe mbahet mend me gjatë.