Spektakli “Your Face Sounds Familiar” përfundoi edicionin e tij të parë duke shpallur si fituese këngëtaren, Anxhela Peristeri.
Mbrëmjen finale ka qenë edhe moderatorja Alketa Vejsiu, ajo që ka kënduar këngën e Jennifer Lopez, “Feel the Light”. Moderatorja e ka postuar videon në rrjetet sociale duke i bërë “tag” vetë, Jennifer Lopez dhe duke shkruar se performanca e saj është frymëzuar nga ajo e divës portorikane në American Idol.