Spektakli “Dance with me”, i cili po transmetohet në tv klan, ka suprizuar edhe këtë herë që në nisje të tij. Ai është hapur me një kolazh kengesh të këngëtarit Ergi Dinit, fitues i X faktor 4, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë si pasoj e një aksidentit me motor.
Pasi kaluan këto momente prekëse në emision ka ardhur një tjetër situatë nga Robert Aliaj. Njëri prej prestarëve të jurisë i cili si gjithmonë edhe këtë herë ka kritikuar politikën. I pyetur nga moderatorja Alketa Vejsiu se çfarë do të thoshte me rastin e festave të pavarësisë dhe çlirimit ai edhe këtë herë tha jam i mërzitur për tatë që na bën politika me festat
“Jam shumë i mërzitur sepse neve na e caktojnë partitë ditën se kur duhet të festojmë. Jam shumë i indinjuar, sepse disa festojnë sot dhe disa festojnë nesër”.
“Jemi i vetmi komb në botë që nuk ka një datë të caktuar për festën e ‘Çlirimin’. Jam totalisht kundër kësaj që po ndodh”, – tha Roberti