Moderatorja Alketa Vejsiu dhe kantautori Bojken Lako, janë miq dhe bashkëpuntor të vjetër. Njohjet e tyre datojnë që në fillimet e Top Albania Radios, ku ishin ndër njerëzit e parë që themeluan këtë medium të ri.
Por në vitin 1999 kur Bojken (asokohe ishte një nga këngëtarët e rinj më “in”) e ftoi Alketën të bëhej pjesë e këngës së tij “Asgjë e largët”, dhe ajo ishte një nga backvocalistet kryesore të këngës.
Të dy ritakohen pas 17 vitesh në skenë dhe ishte programi më i ri në Tv Klan, ‘Your Face Sounds Familiar”, ai që i bëri përsëri bashkë Alketën dhe Bojken, njëra në rolin e producentes dhe moderatores dhe tjetri në rolin e anëtarit të jurisë.