Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Qeveria nuk jep garanci për të luftuar krimin, kur Rama tenton të marrë në kontroll drejtësinë

2017/12/06 at 6:08 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Edi Rama qëndron pas lirimit nga burgu të Lulzim Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të mërkurën ka deklaruar se qeveria nuk jep asnjë garanci se krimi, trafiku i drogës dhe korrupsioni qeveritar do të luftohet.


Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se kjo nuk do të ndodhë pasi vetë kryeministri Rama është ideatori i kësaj politike makabre për të kriminalizuar policinë dhe rrënuar shtetin.

Ai u shpreh se hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë risjellë edhe një herë në vëmendje problemin e rëndë të kriminalizimit të Policisë së Shtetit, ku s’ka asnjë ndryshim nëse është Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm.

“Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuloi se në episodin e trafikut ndërkombëtar të 2.5 ton kanabis, të dala nga Porti i Durrësit, ishin përfshirë, mes të tjerëve, 3 efektivë Policie, 2 të Drejtorisë së Policisë së Kufirit në Durrës dhe 1 i Policisë së Fierit”,-deklaroi deputeti i PD-së.

Sipas tij, PD, ka e ka denoncuar prej 4 vjetësh kriminalizimin e policisë si projektin e Edi Ramës në shërbim të pushtetit të tij.

Ai tha se kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi, trafiku i narkotikëve dhe korrupsioni qeveritar do të mund të luftohet.

“Kjo nuk ka si te ndodhe dhe as të shpresohet që të ndodhë, sepse vetë Edi Rama është ideatori, arkitekti dhe ekzekutuesi i kësaj politike makabre për të kriminalizuar policinë dhe rrënuar shtetin”,- u shpreh Alibeaj.

Më tej, deputeti i PD-së, tha se kjo qeveri nuk jep asnjë garanci për luftën ndaj drogës, trafikut dhe korrupsionit qeveritar, kur vetë vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, është i hetuar, proceduar, gjykuar dhe dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimit në Itali, pikërisht për krijim të organaiztave kriminale për trafik lëndësh narkotike, heroinë dhe kokainë.

Alibeaj: Nuk ka si të shpresohet për garanci për luftën ndaj krimit, drogës dhe korrupsionit, kur Sajmir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm, i zhytur personalisht në këtë vorbull kriminale dhe i dokumentuar si i tillë nga autoritet italiane, u mor në mbrojtje poltike personalisht nga Edi Rama.

Nuk ka si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin, drogën e korrupsionin, kur tre zyrtareve të lartë të Policsë së Shtetit në Vlorë, iu krijuan kushtet dhe lehtësitë qeveritare për t’iu shmangur drejtësisë, si një provë dramatike e zhytjes kryekëput të drejtuesve më të lartë politikë qeveritarë në këtë shtjellë kriminale, ku është zhytur Shqipëria tash e 4 vjet.

Nuk ka si të ketë shpresë së krimi dhe droga do të luftohen, kur Edi Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjitha organet e reja të drejtësisë, përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, duke bërë vetë kriminelin, policin, prokurorin dhe gjykatësin.

Sot, është e qartë për këdo, se ky potencial i madh kriminal nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot më shumë se kurrë është nevojë imediate, krijimi i një qeverie antimafia, e pakapur nga krimi, korrupsioni dhe droga, dhe vullnetplotë për ta luftuar atë. Duke filluar më së pari nga largimi një orë e më parë i Edi Ramës.​

 



Ju sugjerojmë

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

27 Tetor, 2025 5:43 pm
Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023
Aktualitet

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

27 Tetor, 2025 5:16 pm
Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
Kryesore

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

27 Tetor, 2025 4:05 pm
Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Alketa Vejsiu për herë të parë publikisht ka një dedikim për vajzën e saj

Alketa Vejsiu për herë të parë publikisht ka një dedikim për vajzën e saj

Behgjet Pacolli i lumtur për suksesin e Dua Lipës, ja çfarë shkruan

Behgjet Pacolli i lumtur për suksesin e Dua Lipës, ja çfarë shkruan

‘Sulltanesha Kosem’/ Albert Dumani zbulon sekretin shokues të Dervish Pashait

'Sulltanesha Kosem'/ Albert Dumani zbulon sekretin shokues të Dervish Pashait
















TE FUNDIT

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
27 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Kuvend për inceneratorin e Tiranës, nëse është marrë në pyetje kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
27 Tetor, 2025

TAIPEI, TAJVAN — Supermodeli dhe aktivisti global Elton Ilirjani ndriçoi skenën e Taipei Fashion Week SS26, duke u shndërruar në...

Lexo më shumë

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
27 Tetor, 2025

Kreu i demokratë, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me kreun e SPAK, Altin Dumani. Momenti i leximit të pyetjeve...

Lexo më shumë

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend është pyetur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com