Pas takimit për reformën në Drejtësi, të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, në daljen e tyre, Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk u prononcuan për mediat.
E vetmja deklaratë ishte ajo e Enkelejd Alibeaj, anëtar i PD për reformën në drejtësi. Sipas tij, të dy palët politike, opozita dhe mazhoranca do të vijojnë punën e përbashkët për variante të përbashkëta të draftimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“U tërhoq drafti i pakonsultuar. U ra dakort që në kushte barazie ekspertët e të dy palëve të vazhdojnë punën e përbashkët për të draftuar rekomandimet e komisionit të Venecias që të mund të ofrojnë variante të përbashkëta midis dy palëve, të cilat duhet të respektojnë rekomandimet e Komisionit”, tha Alibeaj.