Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë në dy grupime ku në krye të njërit grup është kreu i PD, Sali Berisha dhe në grupin tjetër Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka vendosur të mos tërhiqet dhe ka zgjedhur 2 kandidaturat të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.
Bëhet fjalë për Pranvera Rizain në Patos dhe Klomentina Drini në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Drini ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes. Gjatë viteve të fundit Drini ka qenë në pozicione të larta drejtimi në fushën e administrimit në biznese private, por dhe në administratën lokale.
Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh, Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos./Opinion.al