Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleppo, varreza masive e fëmijëve të pafajshëm

2016/12/15 at 7:16 PM
në Aktualitet, Komente, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Aleppo, varreza masive e fëmijëve të pafajshëm

On 25 December 2015 in Aleppo in the Syrian Arab Republic, (left) Esraa, 4, and (right) her brother Waleed, 3, sit on the ground near a shelter for internally displaced persons.

Nga Gerta Zaimaj


Shumë ngjarje tragjike e kanë tronditur botën në këto vite. Nuk ka kaluar asnjë ditë e muaj pa patur viktima nga tërmetet, aksidentet ajrore e rrugore, mbytjet e anijeve me klandestinë e emigrantë ne oqeane apo edhe deri tek sulmet terroriste të ISIS. Të gjitha këto kanë sjell humbje jetësh dhe na kanë mësuar  paksa me fatin tragjik më të cilin po përballet njerëzimi në mbarë botën.

Por ngjarjet në Aleppo janë një tjetër dramë e cila është duke tundur nga themelet dhimbjen për jetën dhe rëndësinë që ajo ka për secilin prej nesh. Prej 4 vitesh, imazhet e kësaj lufte janë duke dëshmuar edhe njëherë se sa pak vlerësohet jeta njerëzore. Me qindra fotografi fëmijësh të mbetur të vetëm, të plagosur, të lënduar, prej vitesh po qarkullojnë ne rrjetet sociale, ama një gjë është e sigurt, ata janë të pafajshëm…

Aleppo për shekuj me radhë, ka qenë qyteti më i madh edhe më i bukur i Sirisë. Madje ky qytet në vitin 2006 fitoi titullin “Kapitali islamik i Kulturës”. Aleppo që më parë kishte 2 milionë banorë, sot është shndërruar në një qytet të shkatërruar e rreth 45 mijë njerëz kanë humbur jetën gjatë luftimeve. Në vitin 1986 qyteti i lashtë i Aleppos u shpall nga UNESCO pjesë e trashëgimisë kulturore, e njerëz nga e gjithë bota e vizituan atë. Por sot ai qytet është kthyer në vendin që po përjeton ndoshta ndër momentet më të përgjakshme të jetës njerëzore.

Prej 4 vitesh aty luftojnë disa nga fuqitë e mëdha botërore si SHBA, Rusi, Turqia, forcat e Assadit apo edhe forcat e Shtetit Islamik ISIS, e për të luftuar njëri-tjetrin palët kanë përdorin fuçi bombash, predhash dhe armësh të ndryshme, nga të gjitha anët, ajri dhe toka duke mos i kursyer jetët e humbura nga dita në ditë. Me dhjetëra grupe militante dhe organizatat më të mëdha luftarake në botë janë duke luftuar mes njëri tjetrit në Siri. Kjo është tragjedia më e pashembullt që i bëhet qyteti më të rëndësishëm kulturor dhe tregtar Aleppo.

Këto janë imazhet më të dhimbshme që bota ka parë, kjo jo se më parë ato nuk kanë ndodhur, por tani nga teknologjia e avancuar, këto tmerre janë duke u shfaqur në sytë e të gjithëve ne, ndaj edhe përjetimet janë më të mëdha dhe askush nuk mund rrijë indiferent.

Fortë për këtë gjendje nga gazetarë dhe analistë,vendas dhe të huaj është kritikuar SHBA, Perëndimi dhe Rusia. SHBA për mos gjetjen e një dialogu, e Rusia që u rendit krah Assadit duke treguar pikërisht në Siri se vazhdon të ketë një fuqi bërthamore të jashtëzakonshme me të cilën e bëri hi këtë vend.

Por ajo tek e cila të gjithë duhet të ndalemi, sensibilizohemi dhe të mendojmë është përjetimi dhe traumat që u ka shkaktuar ky makth fëmijëve, grave e burrave të pafajshëm. Përpara syve të tyre janë vrarë civilë të pafajshëm, janë përdhunuar gra e janë ekzekutuar fëmijë. Skena që edhe në filma i sheh rrallë: Njerëz që vrapojnë, por nuk e dinë se ku, të tjerë që janë gjallë nën rrënoja, e që nuk kanë shpresa se mund ti shpëtoj njeri. Ekzekutime në grupe të mëdha, fëmijë që u ekzekutohen prindër e familje përpara syve të tyre. Eshtë pikërisht kjo kategori e shoqërisë Siriane e cila pa pasur asnjë ndikim në nisje dhe përhapje të luftës është kthyer në viktimën kryesore të saj.

Çfarë është duke ndodhur me këta fëmijë të pafajshëm që na shfaqen në mënyrën më mizore?

Vuajtja e fëmijëve ndoshta ishte edhe ajo që e vendosi Sirinë në plagën më të madhe të globit. Disa nga rastet të cilat pushtuan botën dhe u bënë virale duke u shpërndarë më miliona herë janë: Ai që u njoh si “djali i bregut të detit”, Alan Kurdi, që u gjet i mbytur pasi familja e tij tentoi të largohej nga Siria nëpërmjet detit Mesdhe.
Pas tij erdhën pamjet e “djalit të ambulancës”, Omran Daqneesh, vogëlushit, i cili i mbuluar në gjak pafajësish fërkonte sytë. Ai u plagos pak ditë pasi vëllai 10-vjeçar i tij Ali, humbi jetën.
Një tjetër rast që tronditi rrjetet sociale ishte ai i një fëmije që sapo kishte humbur të ëmën, djaloshi që i shpëtoi sulmit me gaz pyeste vazhdimisht infermieren: A do të vdes unë zonjushe? A do të vdes?
Këta janë fëmijët e Aleppos të cilët mes lotësh dhe të gjakosur kërkojnë familjet e tyre.

Teksa sheh të gjitha këto imazhe, duket sikur të vijnë nga një tjetër botë. Horrore që nuk paskan fund po kalojnë këta fëmijë, të cilëve jeta, papritur po ju lë njolla të pashlyeshme në kujtesat e tyre, ndonjëherë këto njolla janë më të rënda edhe se dhuna fizike. Sepse në një luftë ata që vuajnë më shumë janë fëmijët, ata do duhet të ishin në “botën e tyre”, e cila duhet të ishte e mbushur me lodra, lule, e ngrohtësi familjare sepse siç thotë edhe Einstin “nëse dëshironi që fëmijët të bëhen të mirë dhe inteligjent, lexojuni sa më shumë përralla”, por fëmijët e Aleppos prej 4 vitesh po përjetojnë tmerre, që as në përrallën më të frikshme nuk do ti kishin lexuar. Ata nuk do të jenë kurrë të lumtur… Sepse sytë e tyre do të vuajnë edhe pasi kjo dhimbje të ketë përfunduar, nëse një ditë do përfundoj./opinion.al



Ju sugjerojmë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
Bota

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

23 Maj, 2025 8:23 am
Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
Aktualitet

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

23 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

23 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

23 Maj, 2025 8:06 am
Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Para
MPJ: Gjuriç hyri ilegaliasht në Kosovë përmes një ambulance

MPJ: Gjuriç hyri ilegaliasht në Kosovë përmes një ambulance

Presidenti Nishani bashkëbisedim me studentët

Presidenti Nishani bashkëbisedim me studentët

Foto/ “U mora peng nga shqiptarët”, si mashtroi biznesmeni holandez

Foto/ “U mora peng nga shqiptarët”, si mashtroi biznesmeni holandez
















TE FUNDIT

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
23 Maj, 2025

Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën...

Lexo më shumë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
23 Maj, 2025

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Maj, 2025

Sipas MeteoAlb, do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
23 Maj, 2025

Dashi Je ëndërrimtar në zemër. Prandaj, lejoje veten të ëndërrosh sot. Shpërfilli ata që përpiqen të të sjellin përsëri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com