Kryeministri Edi Rama është takuar me Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aleks Soros ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, ku shihen të përqafuar.
Krahas fotos ai shkruan se tashmë është bërë traditë që çdo verë të vizitojë Shqipërinë, si një përmbyllje e pushimeve.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros.
Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur.