Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka reaguar sot ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel qe bërë dje në Tiranë lidhur me protestën e opozitës.
“Qëndrime të njëanshme vetëm e komplikojnë situatën dhe krijojnë kushte shumë të vështira për dialog. Për ne është e domosdosdoshme një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira pa lidhje me krimin“, tha Mediu.
Të njëjtin qendrim mbajti sot edhe aleati i të majtëve, LSI. Përmes një deklarate për mediat Luan Rama tha se “deklaratat që nuk janë të balancuara nuk ndihmojnë në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, si rezultat i të papërgjegjëshëmërisë politike të shqiptarëve, ndaj duhet të marrë zgjidhje këtu”.