Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleatët mbështesin Bashën, pro djegies së mandateve

2019/02/17 at 6:00 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aleatët mbështesin Bashën, pro djegies së mandateve

Pas propozimit të kreut të demokratëve Lulzim Basha për të djegur mandatet, kanë ardhur edhe reagimet e para nga partitë aleate.

Monika Kryemadhi është treguar lakonike në mesazhin e saj në Facebook, ku ka shkruar: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!” Në këtë mënyrë Kryemadhi nuk ka dhënë një qëndrim të qartë lidhur me djegien e mandateve, megjithëse duket e vendosur për të vazhduar me betejën opozitare. Vlen për t’u kujtuar se më parë, Monika Kryemadhi e ka kundërshtuar një propozim të ngjashëm, që atë kohë u bë nga Sali Berisha, duke thënë se “mandatet janë fituar me gjak”. LSI ka 18 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbështetur hapur propozimin e Lulzim Bashës. Në një status në profilin e Facebook të kësaj partie, shkruhet se: “Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë.”

Por mbetet e paqartë se sa deputetë ka realisht PDIU në parlament. Reme Lala dhe Elena Xhina (e cila zëvendësoi pas dorëheqjes Bujar Muçën) kanë deklaruar se votat e tyre do t’i çojnë për Partinë Socialiste. Nuk dihet as qëndrimi i Dritan Bicit, deputetit tjetër të kësaj partie që zëvendësoi Aqif Rakipin pas heqjes së mandatit nga KQZ.

Nga ana tjetër, edhe Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste është shprehur se mbështet vendimin e Bashës. Megjithëse mund të ishte gjetur një rrugë institucionale, duke mos shkuar direkt në djegien e mandateve, Agron Duka thotë se PAA do të pranojë që të djegë tre mandatet që ka në listat e Partisë Demokratike.

Etiketa: kryemadhiLSIlulzim bashamandatetPDpdiuShpetim Idrizi

Ju sugjerojmë

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite
Kryesore

Rama në Riad, pritet nga Princi i Arabisë Saudite

27 Tetor, 2025 4:05 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Para
Humbja me Kastriotin i vë vulën, Ernest Gjoka largohet nga Kamza

Humbja me Kastriotin i vë vulën, Ernest Gjoka largohet nga Kamza

Li Rui, revolucionari që i kritikoi diktatorët ballë për ballë

Li Rui, revolucionari që i kritikoi diktatorët ballë për ballë

Renzi pendohet për zgjedhjen e Mogherinit: Zhgënjeu në politikën e jashtme

Renzi pendohet për zgjedhjen e Mogherinit: Zhgënjeu në politikën e jashtme

TE FUNDIT

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Autoritetet kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste në kuadër të hetimeve mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve...

Lexo më shumë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
29 Tetor, 2025

Enea Busukja inspektor i Hetimit Tatimor në Shkodër ka dëshmuar para bluve se nuk ka konflikte me asnjë pas atentati që i...

Lexo më shumë

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
29 Tetor, 2025

Kërcënimi nga kriminaliteti i organizuar në Gjermani është mjaft i lartë. Në këtë konkluzion arrihet në raportin mbi gjendjen gjatë vitit 2024,...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Dhjetë urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com