TIRANE- Deputeti i Vetvendosjes, Albin Kurti ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste. “PS besoj se është një parti e qendrës më shumë se e majtë dhe duhet të jetë më shumë e majtë se e qendrës”, tha ai në një intervistë për News 24 pak para nisjes së Kongresit të PS.
Sipas tij, kjo vjen sepse Partitë Socialiste kudo në rajon dhe Evropë po kalojnë një farë krize. “Nuk i kam ndjekur shumë zhvillimet partiake, por besoj që e majta jo vetëm në Shëipëri, por dhe në rajon dhe Evropë po kalon një farë krize dhe është e domosdoshme që të ketë një diskutim si të kapërcehen këto kriza. Duhet që PS të intensifikojë bashkëpunimin me të majtën në tërësi dhe Kosovën në veçanti dhe duhet që shqiptarët me bujarinë e tyre fatkeqësisht dhe me varfërinë e tyre janë me orientim të majtë, por duhen drejtuar”, u shpreh Albin Kurti.