Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Albin Kurti letër nga burgu: Pyka serbe në politikën e Kosovës

2015/12/01 at 11:59 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Albin Kurti letër nga burgu: Pyka serbe në politikën e Kosovës

Në Kuvendin e Serbisë, përveç dy deputetëve shqiptarë atje, nuk kishte asnjë deputet që ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Po ashtu, asnjë ministër a zëvendës­ministër në Qeverinë e Serbisë nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës shumica e deputetëve, për shkak të koalicionit PDK­LDK­Srpska, janë për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Asnjë ministër a zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës nuk doli kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë! Pra, në Beograd politikanët serbë janë unikë kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Në Prishtinë, ne politikanët shqiptarë jemi të ndarë rreth Serbisë dhe apetiteve të saj! Skena politike në Kosovë nuk është e ndarë si opozitë-­pozitë për pushtet në Kosovë, por është ndarë për e kundër ‘Zajednicës’ nga shteti i Serbisë.


Pyka në politikën kosovare është serbe. Fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është e keqja më e vogël që Serbia ia ka bërë Kosovës. Të këqijat e tjera që na i ka bërë e po na i bën Serbia janë më të mëdha e shumë më të mëdha se kaq, por ja që për ato asnjë fjalë asnjëherë nuk e thotë Qeveria. Mustafa e Thaçi heshtën edhe për bllokimin e librave shkollorë shqip në terminalin doganor në Preshevë. Ama bash asnjë fjalë s’e tha asnjëri prej tyre për nxënësit shqiptarë që mbetën pa librat shqip. Veçse kjo heshtje e përgjithshme e Qeverisë së Kosovës gjithsesi e ka edhe një ambient të përshtatshëm në shoqëri e posaçërisht në medie. Disi edhe elitës kosovare vazhdimisht po duhet t’ua përkujtojë Serbia se kush është ajo. Elita kosovare është bërë porsi një kompjuter me RAM memorie pa hard disk. U kujtuan për Serbinë armike e keqbërëse, u kujtuan për ndërprerje ose ridimensionim të dialogut me Serbinë, vetëm pasi që Kosova nuk u pranua në UNESCO. Për elitën kosovare Serbia është e keqe vetëm nëse është vazhdimisht e keqe. Jo rastësisht në thumb të kësaj elite prej opinionistësh ndodhet ‘dhuna opozitare’.

Polarizimi aktual në Kosovë ka nxjerrur në pah diç shumë të rëndësishme: nëpër debatet televizive po demaskohen analistët! Në neutralitetin e tyre po shihet se kanë qenë bukur pranë qeverisë e mjaft larg opozitës. Shumica e këtyre opinionistëve neutralë doli se janë një hap larg qeverisë dhe pesë hapa larg opozitës! I këtillë na paska qenë neutraliteti i tyre. Ata kanë qenë të paanshëm në kuptimin që s’kanë qenë identik me pozicionin as të qeverisë dhe as të opozitës së bashkuar, mirëpo fare nuk kanë qenë të baraslarguar në këtë ‘paanshmërinë’ e tyre. Të gjithë opinionistët e paanshëm që flasin një herë për ‘dhunën’ e opozitës së bashkuar apo të VETËVENDOSJE!­s do të duhej të flasin 10 herë për dhunën e plaçkitjes së dhomave të dëshmive në policinë e Kosovës ku u vodhën droga, ari dhe dosjet, apo jo? Por ja që këtë nuk e bëjnë pothuajse asnjëri prej tyre. Dhe, duhet kritikuar 20 herë ‘Zajednica’ e Serbisë dhe ‘Demarkacioni’ me Malin e Zi, 10 herë dhuna policore në rrugët e Prishtinës dhe nëpër stacione të policisë, e vetëm njëherë gazi e spreji lotsjellës në Kuvend si dhe gurët në duart e protestuesve të paarmatosur përballë policëve specialë të armatosur gjer në dhëmbë.

Përndryshe, s’ka kuptim ky farë ‘opinioni neutral’. Qeveria e Kosovës moti ia ka mbyllur me shul derën popullit të Kosovës andaj tash ai ia theu xhamat e dritareve asaj. Prona shtetërore e publike është uzurpuar nga kjo qeveri kuislinge e ‘Zajednicës’. Ne nuk po dëmtojmë diçka që është e popullit por diçka që i është marrur popullit, i është uzurpuar atij. Dëmet materiale nuk janë më dëmtime të pronës së popullit por dëmtime të qeverisë anti­popullore. Dhe, jo vetëm kaq. Të gjithë policët e lënduar në të kaluarën, të gjithë policët që mund të lëndohen në të ardhmen, duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë pse nuk po tërhiqet prej pazareve të tyre me Serbinë dhe Malin e Zi ku Kosova shitet më lirë se badihava.

Qeveritarët kosovarë me në krye Isa Mustafën duket se janë të obsesionuar me pronat private dhe indiferentë ndaj territorit të shtetit. Pra, ata sillen si biznesmenë meskinë e jo si përfaqësues dhe dalzotës të popullit. Njëmend ‘Zajednica’ është pasojë e Marrëveshjes së 19 prillit 2013 para se të jetë e asaj të 25 gushtit 2015. Mirëpo, pa këtë marrëveshjen e Isës me Vuçiqin, ajo e Thaçit me Daçiqin nuk do të konkretizohej praktikisht. Sigurisht që strukturat shtetërore të Serbisë në Kosovë kanë mundur ta shpallin ‘Zajednicën’ e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, çështja që shtrohet këtu është pse këtë shpallje t’ia bëjë ‘Zajednicës’ vetë shteti i Kosovës përkatësisht qeveria Mustafa?! Kur ta thyejnë këmbën, më mirë është të mos e vësh në gjips fare sesa ta vësh gjipsin e një kallëpi të gabueshëm i cili mandej do të detyrojë ta thyesh sërish këmbën, por asaj radhe t’ia thyesh vetes këmbën! Nuk mund të rrinë në Kosovë edhe Republika jonë edhe ‘Zajednica’ e Serbisë.

Prandaj do të bijnë ose Qeveria ose ‘Zajednica’ ose të dyja këto. Mustafa e Thaçi po i konsiderojnë pazaret e tyre me Serbinë e Malin e Zi sikur të ishin libra të shenjtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia, por po e demonstron pushtetin e saj mbi opozitën. Këso nënshtrimi ndaj Serbisë moti s’ka pasur kush në Kosovë. ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë mund ta mbrosh ose nga gjendja e mazokistit ose nga pozita e serbofilit ose nga rrethana e të shantazhuarit.

 



Ju sugjerojmë

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
Aktualitet

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

20 Korrik, 2025 1:40 pm
Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
Aktualitet

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

20 Korrik, 2025 1:27 pm
Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj
Aktualitet

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

20 Korrik, 2025 1:10 pm
Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes
Aktualitet

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

20 Korrik, 2025 12:46 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

Trafik droge e pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kiminal..

20 Korrik, 2025 12:21 pm
Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…
Aktualitet

Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

20 Korrik, 2025 11:57 am
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 32 vatra në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

20 Korrik, 2025 11:30 am
Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami
Bota

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami

20 Korrik, 2025 11:17 am
Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra
Bota

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

20 Korrik, 2025 10:53 am
‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
Aktualitet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

20 Korrik, 2025 10:46 am
Para
Performanca e parë live e “Coming Home”, Rita Ora ia del

Performanca e parë live e "Coming Home", Rita Ora ia del

Historia e vajzës nga Lezha si e droguan dhe e përdhunuan në grup

Historia/Përdhunohet dhe tentohet të shitet në Kosovë minorenja

Viber me opsion të ri

Viber me opsion të ri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
20 Korrik, 2025

Siç njofton edhe Policia, drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika, është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se...

Lexo më shumë

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
20 Korrik, 2025

Pas plagosjes së dy shtetasve të ndodhur tre ditë më parë në Sarandë, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një...

Lexo më shumë

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj
20 Korrik, 2025

Durrësi po kthehet me ritme të shpejta në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj që vizitojnë...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes
20 Korrik, 2025

Kapet dhe vihet në pranga 25- vjeçari që dyshohet se goditi me thikë 18-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com