Deputetja e PD-së, Abana Vokshi duket se ka një marrëdhënie shumë të tensionuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Albana Vokshi e përfshirë shpeshherë në replika me kryeministrin Rama ka pranuar se “Edi Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve”. E ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskes në “Vizion Plus”, Vokshi theksoi se kryeministri e ka uruar për ditëlindje para pak ditësh.
E ngacmuar nga moderatori, nëse ndjen thellë thellë që Rama ka një admirim për të, Vokshi pohoi se dicka të tillë e ka vënë re, edhe pse publikisht marrëdhëniet e tyre duken krejt ndryshe.