Ditë më parë, Alban Skënderaj pati një humbje të madhe në familje, e cila e goditi rëndë këngëtarin.
Ai humbi nënën e tij dhe për disa ditë anuloi të gjitha koncertet, por edhe pse atyre ju është rikthyer sërish, duket se kënga nuk ja shuan dot këto dhimbje këngëtarit. Albani ka publikuar vetëm pak minuta më parë një foto me nënën e tij, ku ai shihet duke e përqafuar, me mbishkrimin që e shoqëron tregon se Albanit i mungon njeriu më i shtrenjtë i tij. Fjalët janë të ndjera, mes të cilave Albani e konsideron një engjëll nënën e tij. /opinion.al