Këngëtari Alban Skënderaj ka paralajmëruar se në projektin e ri, protagonist të videos do të mund të jetë çdo njëri nga fansat e tij.
“Miq, meqenëse videot janë të kufizuara dhe me standarde të ndryshme, vazhdoni nisni thjesht fotot tuaja në çift në: [email protected], pa limit moshe, periudhe apo vendndodhje dhe do mundemi që secili prej jush të jetë pjesë e këngës”, ka shkruar këngëtari.
Kënga e tij e re do të titullohet “Unë e Ti”, ku pjesë e saj mund të bëhen çifte, ndërsa xhirimet e videos do të fillojnë së shpejti