Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alba-Trade, kompania austriake me ADN shqiptare, furnizon me teknologji Ballkanin

2022/05/10 at 10:55 AM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Alba-Trade, kompania austriake me ADN shqiptare, furnizon me teknologji Ballkanin

Shumë pak veta e dinë që Alba-Trade GmbH në Vjenë të Austrisë, është kompania e parë e Grupit Balfin e themeluar në vitin 1993 nga Presidenti i Grupit Samir Mane. Në këto 29 vite kompania është rritur dhe është një ndër aktorët kryesor të tregtisë me shumice e pakicë të markave më të mëdha të teknologjisë si per shembull,  Samsung, Xiaomi, Apple, Sony Play Station, Lenovo,  te cilet i kanë bësuar Alba-Trade përfaqësimin e tyre zyrtar dhe ekskluziv për rajonin e Ballkanit. 


Për të na treguar më shumë mbi të tashmen dhe të ardhmen e biznesit kemi marrë ne intervistë Zotin Alban Caslli, Drejtorin Ekzekutiv me ADN shqiptare te kompanisë Austriake Alba-Trade Ges.m.b.H me qendër në Vjenë.

Alba Trade është një ndër kompanitë më të mëdha të shitjeve me shumicë të pajisjeve elektroshtëpiake, cilat janë rezultatet më të prekshme për të cilat sot kompania mund të krenohet dhe si u arritën ato?

Kompania Alba Trade në strukturën e saj, që në krijim ka patur si format biznesi, zhvillimin e tregut me fjalën e fundit të teknologjisë elektronike. Për rrjedhojë, Alba Trade ka në fokus, si  një nga pikat më me prioritet, sigurimin e kontratave të reja të  brandeve më të suksesshme qe operojne sot në botë si dhe fton Brandet me te reja qe te zhvillojne biznesit e tyre ne Ballkan duke ne shkruar mardhenie partneriteti per rrajonin.

Njohja shumë e mirë e tregut rrajonal dhe koordinimi i planit të biznesit me politikat e shitjeve të partnerëve tanë ndërkombëtaër, na ka bërë që të jemi një ndër distributorët më të suksesshëm prej mëse 30 vitesh. Volumi i biznesit dhe qarkullimi i shëndetshëm i kapitaleve na ka bërë partner të besueshëm dhe strategjik. Alba Trade vetëm gjatë tre viteve të fundit është rritur me rreth 15%. Kjo na ka siguruar qëndrueshmëri, besim te vetja dhe partneritete afatgjata për Ballkanit dhe jo vetem.

Cilat janë tregjet qe furnizohen nga Alba Trade dhe cilat janë produktet më të kërkuara?

Këtu do të ndaja tipet e bizneseve për të cilat ne operojmë si pikë shumice. Kemi biznese kontraktuale ku ne përfaqësojmë zyrtarisht brandet më në zë në fushën e elektronikës, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe së fundmi prej 2020 në Kroaci. Referuar dhe strukturës së shumicës që Alba Trade trashëgon që nga themelimi i saj, ne operojmë edhe në shitje shumice në rangun ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe shtete jashtë kontinentit evropian. Për momentin ne kemi pika distribucioni, të cilat operojnë sipas model biznesit ditor që paraqitet në Hong Kong, Dubai dhe Majami. 

Kompanitë ndërkombëtare që ne përfaqësojmë kanë një shumëllojshmëri produktet për të plotësuar gjerësisht nevoja e blerësve. Ajo që ne kemi vënë re këto vitet e fundit është një shtim i interesit dhe i shitjeve të produkteve inteligjente (smart devices) në kategori të ndryshme. Sigurisht që kjo është një prirje ndërkombëtare por që po gjen terren shumë të madh edhe në tregjet e Ballkanit.

Cilat janë kompanitë partnere të Alba Trade dhe nësë ka plane per shtimin e bashkëpunëtorëve të rinj, cilët do të jenë ata?

Alba Trade ka marrëveshje bashkëpunimi me disa nga kompanitë më të rëndësishme në botën e teknologjisë. Këtu dua të përmend Samsung, Xiaomi,Sony Play Station, Apple etj. Me këta kompani ne kemi marrëveshje përfaqësimi apo edhe marrëveshje eksluziviteti për distribucionin e tyre ne vendet e Ballkanit. 

Alba Trade pervec furnizimit te rrjetit te retailit Nerptun International, kompani keto te grupit BALFIN, operon ndërkohë në vendet e tjera të rajonit, në rolin e distributorit duke mbuluar shitjet ne te gjitha kompanite e Retailit. Projekti i parë është mbyllur me sukses në Kroaci, dhe planet për 2022 janë për të hapur të njëjtën strukturë në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Shpresojmë qe dhe situata aktuale ndërkombëtare të në mbështesë këto projekte. 

Çfarë do të thotë për një kompani të krijuar nga një shqiptar, që të veprojë nga Vjena dhe të bashkëpunojë me partnerë të tillë ndërkombëtarë?

Pavarësisht se për ne suksesi i Alba Trade përbën një krenari, në biznesin ndërkombëtar ku ne operojmë prejardhja apo kombësia nuk kanë rëndësi. Në kohën e internetit që po jetojmë, shpejtësia e komunikimit, shkëmbimi i informacioneve brenda sekondit nga njeri kontinent ne tjetrin, i ka thyer me kohë këto barriera. Ne kemi ndërtuar një kompani që të jetë konkurruese në tregjet e Ballkanit, Bashkimit Evropian dhe në tregjet ndërkombëtare dhe këtë e kemi arritur dhe gëzojmë një reputacion shumë të mirë në të gjithë tregun nderkombëtar. Modeli i biznesit dhe tradita e kompanisë Alba Trade bën të mundur që personeli, qoftë ky i ri apo i vjetër në përvojë, të përfshihet shumë shpejt në proceset e vrullshme ditore, duke e bërë cilindo pjesë të suksesit të kompanisë. Stafi ynë ka krijuar një përvojë të konsiderueshme në konceptin e bizneseve internacionale.

Si ka qene ecuria për 2021 dhe si parashikohet në 2022? 

Viti 2021 ishte një nga vitet më interesante në historinë tonë. Megjithëse patëm shumë mungesë në furnizimin e mallit, tregu mori një zhvillim të atillë që na mundësoi të realizonim planin e buxhetuar, madje duke i tejkaluar parashikimet. Në terma financiar në vitin 2021 Alba Trade ka realizuar një xhiro vjetore prej 75.6 milion Eurosh.

Viti 2022 është përsëri një enigmë, të cilën do të donim nga ana e situates globale të qetësohej sa më shpejt. Shumë nga proceset e standardizuara tashmë kanë filluar të influencohen nga situata aktuale ne rrajon, për të cilën të gjithë ne jemi në dijeni. Besojmë që viti 2022 do të jetë përsëri i suksesshëm duke arritur objektivat tona në të gjitha drejtimet.

Shpresoj që 2022 do të jetë nje vit i suksesshëm për të arritur me sukses planet e buxhetuara.



Ju sugjerojmë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Para
Emrat/Po fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 3 persona, mes tyre dhe doganieri

Emrat/Po fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 3 persona, mes tyre dhe doganieri

Hagë/ Thaçi mohon akuzat e reja të Speciales, deklarohet i pafajshëm

Hagë/ Thaçi mohon akuzat e reja të Speciales, deklarohet i pafajshëm

U arrestua për Spanjën,gjykata jep masën për drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit

U arrestua për Spanjën,gjykata jep masën për drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit
















TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com