Teksa po përgatitet një deklaratë zyrtare për fejesën e Princit Harry-t dhe aktores Meghan Markle, pallati mbretëror mbeti i shqetësuar pasi Kate Middleton u dërgua me urgjencë në spital. Dukesha u mbajt nën kujdesin e mjekëve vetëm për një ditë dhe gjatë kohës që ajo ishte e shtruar, e ëma u kujdes për fëmijët e saj.
Vizita në spital ngriti dyshime për një shtatzëni të tretë. Gjatë dy shtatzënive të para, Kate vuajti nga probleme serioze shëndetsore. Madje, sipas burimeve, u diagnostikua me hyperemesis gravidarum, që konsiston në marrje mendsh, të vjella, rënie në peshë dhe dehidratim.
Në 2012-n, Kate pranoi se u shtrua në spital si pasojë e sëmundjes gjatë shtatzënisë së parë dhe se u trajtua nga mjekët e pallatit gjatë kohës që mbarte Charlotte-n.