Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka ngritur në nivele alarmi mungesën e kontrollit mbi mishit që shitet në kryeqytet. “Ai tha se 70 për qind e sasisë së mishit që shitet në Tiranë, nuk dihet as ku theret dhe as kushtet sanitare”.
Kështu me votat e PS, LSI dhe PDIU Këshilli Bashkiak votoi për ngritjen e një thertoreje publike në Tiranë. Mbledhjen e këshillit e bojkoi që në fillim PD-ja.
Veliaj gjatë mbledhjes së këshillit: Tirana sot duhet të jetë i vetmi qytet me një milion banorë që nuk ka një thertore publike që duhet të garantojë sigurinë dhe standartet higjeno-sanitare të mishit që u ofrohet banorë. Janë vërejtur mangësi dhe parregullsi që rrezikojnë seriozisht shëndetin e konsumatorëve.
Problemet konsistojnë në:
1-Nuk realizohet plotësisht kontrolli sanitaro-veterinar i kafshëve sipas përcaktimit të legjislacionit veterinar;
2-krijohet një ndotje e madhe e mjedisit ku të brendshme dhe gjakra dhe lëkura në dhjetra vende të pacertifikuara në qytet ndosin mjedisin;
3- nuk lejohet kryerja e saktë e kontrollit mbi asgjesimin e organeve të kontrolluara më parë dhe të vendosura për tu asgjesuar dhe pamundësia e kontrollit tekniko-veterinar të mishit ndikon drejtëpëdrejtë në sigurinë e shëndetit publik.
Nuk dua të hap panik po dua të them një të vërtetë, 70% e mishit që tregtohet sot në Tiranë ka një origjinë krejtësisht të panjohur.
Nuk dihet as ku theret, as në ç’kushte theren.