Pas alarmit se një burrë i armatosur, i veshur në të zeza është parë në binarët e trenave në stacionin hekurudhor “Termini Di Roma”, polica e Romës është vënë në lëvizje duke kontrolluar imtësisht hapësirat publike dhe pikat e rëndësishme të grumbullimit të njerëzve.
Mes tyre edhe Aeroporti “Fiumicino”, ku policia e ushtria e armatosur kanë vendosur masa të larta sigurie duke kontrolluar çdo pasagjer që dëshiron të dalë ose të hyjë nga ky aeroport.