Arratisja e papritur e katër luanëve të cilët në mesnatë kanë arritur të dalin nga kafazët e njërit prej kopshteve më të mëdhenj zoologjik, ka vënë në alarm shërbimet e kafshëve të egra në Nairobi.
Banorët e kryeqytetit të Kenias, janë njoftuar të qëndrojnë larg zonës dhe nëse shohin gjurmë të tyre të njoftojnë në një numër telefoni të vënë në dispozicion.
Korrespondenti i BBC ka treguar se parku është i ndarë nga një rrugë e gjerë prej zonës së populluar në jug të qytetit.