Pas sulemeve me bomba që tronditën Brukselin janë shtuar masat e sigurisë në vendin tonë. Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se “masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë”.
Njoftimi i policisë
Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv.
Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.
Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët.