ISIS po planifikon të helmojë depozitat hidrike të Turqisë. Alarmi u dha nga shërbimet sekrete turke, të cilat përmes një raporti të klasifikuar si sekret, pretendojnë se i ashtuquajturi Shteti Islamik ka kryer sulme të tilla bakterologjike në Irak dhe Siri.
Sipas gazetës turke Zaman, në këtë raport shkruhet se ekstremistët e ISIS po përpiqen të përhapin disa lloje bakteresh nëpërmjet ujit të pijshëm, më kryesori është bakteri që shkakton sëmundjen e tularemisë, e njohur ndryshe si “ethet e lepurit”.
Një epidemi e tillë sipas specialistëve është e vështë e vështirë për tu diagnostikuar pasi shfaq shenjat e një gripi të zakonshëm, si temperatura e lartë apo gjendja e dobësisë. Ky informacion ka vënë në gjendje emergjence autoritetet turke.
Alarmi i shërbimeve inteligjente turke, vjen vetëm disa ditë pas sulmit kamikaz në sheshin “Sulltanahmet” pranë Xhamisë Blu, ku u vranë 10 persona, 9 prej tyre turistë gjermanë dhe u plagosën 15 të tjerë.