Rreth 60 banesa në zonën e Kamzës rrezikojnë të përmbyten për shkak të vërshimit të lumit të Tiranës. Sipas banorëve, lumi ka gërryer rreth 10 m tokë duke u afruar banesave të tyre. Ata i bëjnë thirrje bashkisë së Kamëz dhe qeverisë të ndërhyjnë për të rehabilituar argjinaturën e lumit. Banorët e lagjes “Paqësori” në Kamëz në gjendje paniku nga vërshimi i lumit kanë dalë jashtë banesave të tyre pavarësisht temperaturave të ulta. Ndajnë vetëm pak metra nga rruga dhe dera e 60 banesave çka do të thotë një kërcënim rela përmbytje nëse reshjet vijojnë në ditët e ardhshme. Sipas banorëve këto vërshime nuk janë parë prej vitesh ndësa apelojnë për ndëryjen në rehabilitimin e argjinaturës së lumit të Tiranës.