Sipas Mirror, janë evakuuar më shumë së 25 shkolla në mbarë Britaninë e Madhe, të cilat janë kërcënuar më bombë përmes një telefonate nga një person anonim
Sekretarët e shkollave treguan se personi që i telefonoi iu tha se do t’ua heq kokat të gjithë fëmijëve që vijojnë mësimin në ato shkolla.
Megjithatë, policia ka arritur t’i evakuoj të gjitha këto shkolla fillore për shkak të këtij kërcënimi, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk ka pasur ndonjë të gjetur te dyshimtë në asnjërën prej shkollave, mirëpo, evakuimi u bë për shkaqe sigurie.