Në avionin e Mumbait në Indi gjithçka ishte gati për fluturimin e një aeroplani, që kishte destinacion Stambollin e Turqisë. Por, në moment të fundit, stafi e kanë gjetur një telefon mobil, i cili nuk dihej kujt i përkiste.
Nga frika se ky telefon mund të ketë ndonjë bombë është anuluar fluturimi. Të 250 udhëtarët që po prisnin për të hipur në aeroplan janë kthyer mbrapsht. Pas katër orësh, është gjetur se telefoni i përkiste një udhëtari.
Udhëtimi është kryer pas katër orëve, kur është kuptuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm.