ATHINE – Kryeqyteti grek është zgjuar sot nën frikën e kërcënimeve për bomba një ditë pasi u sulmua Brukseli. Sipas mediave greke, një telefonatë anonime dhe alarmin në policinë greke rreth orës 09:35 me orën lokale. Sipas telefonatës, në aeroportin ‘Eleftherios Venizelos’ është vendosur një pako shpërthyese.
“Të evakuohet aeroporti. Do të bëhet njësoj si në Bruksel. Ky nuk është njoftim i rremë”, thuhej në telefonatën anonime.
Policia menjëherë nisi kontrollet në aeroport për të verifikuar vërtetësinë e telefonatës.