Flota e Peshkimit të Durrësit, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet në vend, ndodhet në gjendje të mjerueshme.
Ndotja masive e ardhur edhe si pasojë e infrastruktures e bën qëndrimin këtu thuajse të pamundur.
Kudo ka plehra që grumbullohen nga magazinat e peshkut dhe anijet.
Jo në pak raste, mbeturinat përfundojnë në det, duke e ndotur masivisht atë.
Amortizimi i tyre tregon se prej kohësh nuk pastrohen.
Situatës i shtohen edhe ujërat e zeza, që qarkullojnë në sipërfaqe.
Vetëm port, prej të cilit sigurohet produkti më i kërkuar në treg, ai i peshkut, nuk mund të quhet. Me mbi 100 anije aktive, peshkatarët sigurojnë deri në 3 mijë ton peshk të freskët.
Por gjendja në të cilën ndodhet nga ndotja, taksat e larta, mungesa e një porti të përshtarshem, deri tek markata e peshkut, po e çon drejt mbylljes Flotën e Peshkimit.
Tv Klan