Televizioni prestigjioz “Al Jazeera” i ka kushtuar një kronikë motivuese atletes shqiptare, Luiza Gega, e cila u shpall nënkampione Europe në garat e atletikës në Amsterdam.
“Nuk ka terrene sportive ku të stërvitet, por kjo nuk e ndal Luiza Gegën”, kështu e nis kronikën video “Al Jazeera” për atleten shqiptare që vendosi rekord për sportin shqiptar në garën e 3 mijë metrave me pengesa.
Në video shfaqet Gega, e cila stërvitjen e kryen në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë./panorama