Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme.
Me vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.
Në ambientet e BHK, ish-ministri qëndroi vetëm 10 minuta dhe më pas u largua pa komunikuar me mediat.
Ndaj tij janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.
SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve, duke evidentuar se këto vepra parashikojnë dënimin deri në 7 vite burg.