Ka nisur këtë të enjte seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Altin Çokut, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini disa ditë më parë në Kamëz.
Çoku është shfaqur i heshtur pas kafazit prej xhami, teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave.
Mësohet se gjatë fjalës së tij në gjyq ai është shprehur “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”.