Gjykata kalon për gjykim dosjen ndaj Rezart Taçit për akuzën e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se i përfshirë në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”.
Kujtojmë që GJKKO ka dënuar me 10 vite burg shoferin Bledar Lilo dhe me 11 vite burg kunatin Artur Ballën, të cilët janë të akuzuar për “pastrim parash”.
Ata akuzohen se me biznesmenin Taçi transferuan 18.3 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, para që dyshohen se i përkasin organizatës mafioze Cosa Nostra.