Policia e Dibrës ka arrestuar 43-vjeçarin, Viktor Elezi, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2017.
Elezi është dënuar nga Gjykata e Apelit me 16 vjet burg për vrasjen e Alban Kaloshit.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin V. (Xh.) E., 43 vjeç, banues në fshatin Pollazhan, Dibër. Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, 43-vjeçarin, pas hetimeve për vrasjen e shtetasit A. K., të kryer në vitin 2017”, njoftoi policia.
Ndërkohë pas hekurave ndodhet dhe Veli Titini, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin kur Elezi ka vrarë me armë zjarri 42-vjeçarin në Peshkopi.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Bllicë.
Në periferi të qytetit të Peshkopisë policia gjeti makinën e Kaloshit, me të cilën është bërë dhe transportimi i viktimës për në spital.
Kaloshi ka qenë pronar i një pike bastesh, por nuk njihej si person me probleme, apo me precedentë të mëparshëm penalë.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.