Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me inicialet S. E., 51 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa shtetasi me inicialet K. G., 22 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”;